Djali i kryebashkiakut të Pogradecit merr leje për kullë 16-katëshe në zemër të Tiranës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.10.2025, 21:25

Një projekt i ri rezidencial, me emrin “Mara Palace”, do të ngrihet vetëm dy minuta larg qendrës së Tiranës, në zonën e njohur si “Shkolla e Kuqe”. Objekti parashikon 16 kate mbi tokë dhe tre kate parkim nëntokë.

Kompaninë zhvilluese “Am &Zo” e kanë themeluar Rei Xhakolli dhe Orges Çunge, djali dhe dhëndri i kryebashkiakut të Pogradecit, Ilir Xhakolli. Sipas dokumenteve të miratimit të Raportit të Vlerësimit të Potencialit Arkeologjik nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore më 26 shtator 2025, projekti ka marrë dritën jeshile për zhvillim.

Rei Xhakolli, i cili ka pasur më parë role në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara dhe “Albgaz”, ka ndërtuar një karrierë edhe në biznes privat, duke krijuar shoqërinë “Rei & Co” dhe më pas kompaninë e ndërtimit “Am &Zo” në vitin 2023.

Ky nuk është projekti i parë i kompanisë që përfiton leje nën miratimin e institucioneve shtetërore. Në fillim të vitit 2025, “Am&Zo” mori miratimin për një tjetër zhvillim në Farkë, i cili duket se gjithashtu ka marrë dritën jeshile nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

Projekti “Mara Palace” tani pret vetëm miratimin përfundimtar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, duke e bërë këtë kompleks një ndër ndërtesat më të larta dhe më të spikatura në zonën qendrore të kryeqytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit