Dikush t’i thotë Fisnik Qoses se mbeturinat në Golem janë kështu

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.10.2025, 19:45

Pamjet që shihni vijnë nga Golemi, aty ku situata e mbeturinave është skandaloze. Nga njëra anë Bashkia e Kavajës nën drejtimin e Fisnik Qosjes duket se ka lënë pas dore pastrimin e zonës, ndërsa nga ana tjetër, edhe vetë banorët kanë kontribuar në shtimin e grumbujve të plehrave përgjatë rrugëve.

Në pamjet e siguruara nga “TVA News”, bie në sy një kontrast i çuditshëm: koshat e mbeturinave janë bosh dhe të pastër, ndërsa plehrat janë shpërndarë kudo përreth.

Gjatë gjithë sezonit veror, duket se Bashkisë së Kavajës nuk i është gjetur koha as disa orë për pastrimin në këtë zonë turistike, dhe tashmë me afrimin e dimrit mbeturinat vazhdojnë të qëndrojnë të shpërndara.

Banorët shprehen të indinjuar nga kjo neglizhencë dhe bëjnë thirrje urgjente për ndërhyrje. Pamjet në fakt flasin vetë dhe nuk kanë nevojë për shumë koment.

Shkrimi u mor nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit