Një grua 37-vjeçare me aftësi të kufizuara dhe nënë e një foshnje vetëm 5 muajshe, apelon për ndihmë pasi prej 6 muajsh jeton në kushte të vështira ekonomike. Ajo tregon se deri tani ka arritur të përballojë jetesën vetëm me kursimet e saj, të cilat janë tashmë ezauruar.
“Jam e vetme me një foshnje të vogël dhe pa asnjë të ardhur. Kam nevojë urgjente për të paguar tre muaj qira dhe çerdhen që të mund të nis një punë e të siguroj jetesën për veten dhe fëmijën,” shprehet ajo mes varfërisë që e ka gjunjëzuar.
Nëna i bën thirrje institucioneve dhe kujtdo që ka mundësi të tregojë solidaritet në këtë moment të vështirë. Çdo ndihmë do të ishte jetike për të dhe fëmijën e saj, që kanë nevojë për një strehë të sigurt dhe një fillim të ri.
Kushdo që ka mundësi të japë një dorë, të mos rrijë indiferent! Një telefonatë e vetme mund të ndryshojë jetën e dikujt. Kontaktoni menjëherë në nr: +355 69 331 0218 dhe bëhuni pjesë e këtij gjesti human të jashtëzakonshëm!