Davidi ia del! Pasi hyri me forcë në mbledhje, bashkia i jep zgjidhje problemit të tij

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.10.2025, 15:16

David Dano, i riu nga Vlora që u shpall 'Heroi i muajit Shtator' pasi ndërpreu me tone të ashpra mbledhjen e Këshillit Bashkiak për të kërkuar llogari për problemin e tij, ka gjetur më në fund zgjidhje.

Përpjekjet dhe zëri i tij për të kërkuar dëmshpërblimin për shembjen e banesës pesë vite më parë gjatë punimeve për ndërtimin e rrugës “Transballkanike", kanë rënë më në fund edhe në veshin e Bashkisë Vlorë dhe drejtuesve të saj.

Ditën e sotme, kryetari i komanduar i kësaj bashkie ka njoftuar se problemi i Davidit është zgjidhur dhe se i riu do marrë dëmshpërblimin që i takon dhe që është miratuar me kohë nga Këshilli i Ministrave.

Prej disa vitesh, Davidi, bashkë me vlonjatë të tjerë, sorollateshin në dyert e institucioneve për të kërkuar të drejtën që u takonte, ndërkohë jetonin në kushte të vështira.

Rasti i Davidit tregon një fakt të trishtë që vetëm me forcë, mund të marrësh atë që nga të takon, nga shteti që i paguan çdo detyrim si qytetar, por vetëm si i tillë nuk jeton.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit