Nga Prekazi nis marshi me motoçikleta drejt Hagës, do të kërkohet drejtësi për çlirimtarët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.10.2025, 09:46

Nga Prekazi është nisur marshi me motoçikleta që do të shkojnë deri në Hagë.

Ismail Tasholli nga platforma Liria ka Emër ka thënë se do të bëjnë thirrje për drejtësi.

“Është marsh simbolik, thirrje për drejtësi, qëllimi është të mbërrijmë deri në Hagë, ta bëjmë një parakalim të motoristëve, të shkojmë në Bruksel me një thirrje për drejtësi”, tha ai.

Kurse Nasim Haradinaj tregoi për agjendën.

“Unë uroj të shkojnë mirë, rrugë e gjatë, koha është në minimumin e temperaturave. Ne do ta bëjmë këtë një thirrje për drejtësi, dhe që sa më shpejt që procesi të kryhet drejt. Kjo drejtësi nuk po monitorohet. Nëse drejtësia është vlera kryesore, liderët tanë do të na kthehen të pafajshëm, dhe ajo është fitore për ne dhe për Kosovën”, tha Haradinaj.

“Do të shkojmë tek masakrat në Poklek, në Deçan, Gllogjan, Koshare, në Mejë, të jetë simbol për evropianët. Në Zurich do të mblidhen motoristat nga Italia, Gjermania, Austria, më pas ndalemi në Dusseldorf, e më pas në Hagë, dhe Bruksel”, tha ai më tutje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit