Mbi 1,300 vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë do t’i ndjekin zgjedhjet lokale

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.10.2025, 09:30

Zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën më 19 tetor do t’i ndjekin 1.341 vëzhgues, prej të cilëve 700 vendorë dhe 639 ndërkombëtarë, si dhe dy gazetarë të huaj.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) po kryen dorëzimin e materialit zgjedhor jo të besueshëm në të gjitha komisionet komunale.

Ndërsa të enjten dhe të premten do të shpërndahet edhe materiali zgjedhor i besueshëm.

Kjo u bë e ditur në seancën e sotme të 144-të të KSHZ-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit