“Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, një dështim me faturë miliona eurosh”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.10.2025, 08:58

Një investigim i gazetës italiane Euobserver ka hedhur dritë mbi dështimet dhe kostot e larta të marrëveshjes për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë, duke theksuar se janë shpenzuar miliona euro për një projekt që ka prodhuar shumë pak rezultate konkrete. Vetëm 111 migrantë kanë kaluar nëpër qendrat e ndalimit në Gjadër dhe Shëngjin gjatë një viti, ndërkohë që operacionet janë pezulluar disa herë për shkak të sfidave ligjore dhe administrative.

Sipas hetimit, kompania italiane Medihospes ka përfituar një kontratë prej 133 milionë eurosh për menaxhimin e qendrave, ndonëse marrëveshja përfundimtare nuk është firmosur ende pas më shumë se 470 ditësh. Në terren, punonjësit shqiptarë raportojnë mungesë trajnimi, konfuzion dhe pushime nga puna, ndërsa shërbimet e premtuara në tender, si aktivitete për të mitur dhe kushte argëtuese për migrantët, nuk janë realizuar.

Gjendja në qendra është përshkruar si alarmante, me mbi 2 tentativa vetëvrasjeje në ditë të raportuara në prill 2025 dhe me vetëm 17 persona të ndaluar në Gjadër në fillim të tetorit. Sipas Euobserver, rasti i Shqipërisë tregon se marrëveshjet e shtrenjta për menaxhimin e migracionit, kur nuk shoqërohen me zbatim efektiv dhe mbikëqyrje të rreptë, mund të përfundojnë në dështim të kushtueshëm financiar dhe njerëzor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit