“Është një grua e bukur”, Trump komplimenton Melonin në mes të samitit me liderët botërorë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.10.2025, 20:24

Presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr sërish vëmendjen në skenën ndërkombëtare, pasi gjatë samitit për paqen në Gaza e komplimentoi disa herë kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke e quajtur “të bukur”.

Ngjarja ndodhi më 13 tetor në Sharm El-Sheikh të Egjiptit, ku mbi 20 liderë botërorë u mblodhën për të diskutuar konfliktin në Gaza dhe për të nënshkruar “Deklaratën e Trump për Paqe dhe Mirëqenie të Qëndrueshme”.

Teksa mbante fjalën e tij, Trump doli nga tema për të komentuar pamjen e Melonit, duke e shoqëruar me një batutë tipike të stilit të tij: “Ne kemi këtu një grua të re... nuk më lejohet ta them, sepse zakonisht në vendin tim është fundi i karrierës politike nëse e quan një grua të bukur. Por do rrezikoj. Ku është ajo... ja ku është. Nuk të pengon të të quaj të bukur, apo jo? Sepse je.”

Meloni, e vetmja grua mes rreth 30 liderëve në skenë, qëndroi e qetë teksa Trump vijoi ta përgëzonte për suksesin dhe respektin që gëzon në Itali.

Në samit morën pjesë edhe liderë nga Egjipti, Turqia, Katari, Franca, Gjermania, Britania, Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mungoi për shkak të festës hebraike Sukkot.

Takimi përkoi me lirimin nga Hamasi të 20 pengjeve izraelite të mbijetuara, ndërsa Izraeli u përgjigj me lirimin e 250 të burgosurve palestinezë dhe mbi 1700 të ndaluarish.

Komentet e Trump, që përzienin shaka dhe politikë, u bënë menjëherë virale, duke rikthyer vëmendjen mbi stilin e tij të veçantë dhe shpesh të papritur në diplomaci.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit