Ademi surpizoi Lladrovcin me torte në Suedi për fitoren e tij në Drenas

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.10.2025, 17:48

Ramiz Lladrovci, kandidati i cili arriti të dalë sërish fitues në zgjedhjet komunale për Drenasin, u surprizua me torte në Suedi – mbrëmjen kur Kosova triumfoi në futboll.

Kjo u bë e ditur nga vetë Lladrovci i cili postoi edhe fotografi nga mbrëmja surprizuese.

“Befasi e këndshme në Suedi nga Agimi dhe anëtarët e FFK-së me ëmbëlsirën kushtuar fitores tonë në zemrën e Kosovës”, ka shkruar kryetari i Drenasit.

“Fitorja bashkë me qytetarët kampionë në Drenas, është fitore motivuese, fitore të cilën e meriton i drejti, të përkushtuarit dhe qytetarët me integritet. Gjuha e kampionit është gjuhë e futbollistëve tanë dhe stafit, faleminderit të gjithëve”, përmbyllet postimi i Lladrovcit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit