Një qytetare ka denoncuar në redaksinë tonë një rast mashtrimi nga një faqe online, ku i ati kishte porositur një produkt të reklamuar si “ilaç për veshët”, por në vend të tij ka marrë një shishe me ujë të oksigjenuar.
Qytetarja ka treguar për JOQ ALBANIA se produkti reklamohej në rrjetin social Facebook si një prodhim amerikan me efektivitet të plotë 100%. Babai i saj duke besuar këto reklama dhe të tjera si ato për rikthimin e dëgjimit, ka porositur produktin me vlerë 19 euro dhe transport ekstra 2 euro.
Fatmirësisht, përpara se të përdorej prej tij, vajza ka vënë re se produkti nuk përputhej me atë që ishte porositur, duke shmangur pasoja më të rënda shëndetësore. Ajo thotë se produktin ia ka dorëzuar një korrier i postës "Elite" por s'di se kush fshihet pas kësaj faqeje mashtruese që vë në rrezik jetën e të moshuarve.
Ajo ka ngritur alarmin për qytetarët e tjerë që të tregojnë kujdes ndaj blerjeve të produkteve të paautorizuara mjekësore online, pasi mund të jenë të rrezikshme për shëndetin dhe mashtrime.
Denoncimi i qytetares:
"Pershendetje doja te beja nje denoncim per nje faqe online. Ka porosit babai nje ilac per veshet dhe kane sjell uje te oksigjenuar e nuk kthejn pergjigje jane mashtruesa me pak fjale 19 euro. Po mire qe e pashe se do e perdorte per vesh e do na hapte avaze. 2 euro ishte dergesa. Po nga e shkruajtura ashtu duket ilaq amerikan Posta elite ishte derguesi po si bera nje foto"
