Benzi luksoz përplaset me autobusin në qendër të kryeqytetit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.10.2025, 17:09

Një aksident i pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, pikërisht në qendër të kryeqytetit, ku një automjet luksoz tip Mercedes-Benz është përplasur me autobusin urban të linjës Sauk–TEG. Ngjarja ka ndodhur në një moment me fluks qarkullimi, duke bllokuar për disa minuta të gjithë segmentin rrugor.

Sipas dëshmitarëve, goditja fatmirshisht nuk ka qenë e fortë duke u shmangur një incident më i rëndë, pasi në autobus kishte udhëtarë. Sipas dëshmitarëve nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm disa dëme materiale.

Aksidenti ka shkaktuar kaos në qarkullim, duke qënë se zona e qendrës së kryeqytetit është një nga më të frekuentuarat gjatë ditëve të javës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit