Shqiptarët i “hanë kokën” një tjetër trajneri, Suedia shkarkon teknikun pas humbjes ndaj Dardanëve

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.10.2025, 15:46

Federata Suedeze e Futbollit ka vendosur të shkarkojë trajnerin Jon Dahl Tomason pas një fillimi të dështuar në kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Suedia ndodhet në fund të Grupit B, duke pasur shanse minimale për t’u kualifikuar për turneun e vitit të ardhshëm.

Humbja e dytë radhazi ndaj Kosovës konsiderohet "pika që derdhi kupën" për Federatën Suedeze. Nën drejtimin e Tomason, ekipi ka marrë vetëm një pikë në katër ndeshje kualifikuese. Goli i Fisnik Asllanit i dha Kosovës tri pikë në takimin e djeshëm në Suedi, duke shënuar një nisje të re për këtë kombëtare, ndërkohë që Suedia përballet me pasojat e performancës së dobët.

Ish-sulmuesi danez, Jon Dahl Tomason, u emërua në stolin e Suedisë më 1 mars 2024 dhe gjatë 18 ndeshjeve të drejtuara, ekipi arriti një mesatare prej vetëm 1.61 pikësh për ndeshje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit