Një qytetar ka bërë një apel publik përmes redaskisë tonë, duke kërkuar ndihmën e njerëzve për të gjetur një person me të cilin kishte bërë një marrëveshje verbale për shitjen e një makine disa vite më parë.
Sipas rrëfimit të tij, ngjarja ka ndodhur rreth katër vite më parë, kur ai kishte shitur një Mercedes Coupé një koleksionisti nga Tirana, i njohur vetëm me emrin Edi, i cili, sipas dëshmive, njihet në rrethin e tij si Ed Hoxha.
Qytetari tregon se në momentin e shitjes, nuk është bërë akti zyrtar i shitjes, pasi ishte e diel dhe zyrat ishin të mbyllura. Marrëveshja ishte që Edi do të kontaktonte pas disa ditësh për ta finalizuar procesin, por kjo nuk ndodhi kurrë.
Pas largimit nga Shqipëria, denoncuesi humbi çdo kontakt me blerësin dhe tani kërkon ndihmë për ta gjetur, në mënyrë që të zgjidhë situatën ligjore të automjetit.
Makina në fjalë është një Mercedes Coupé me targë EL 9383 A. Ai apelon që kushdo që njeh personin në fjalë ose disponon informacion mbi vendndodhjen e tij, ta njoftojë.
Në mesazhin e tij ai ka lënë edhe një numër kontakti në WhatsApp: +39 338 297 5840.