Një qytetar nga Tirana denoncon mbajtjen e paligjshme të motomjetit të tij nga Policia Rrugore, pavarësisht se ka paraqitur të gjithë dokumentacionin që vërteton se është pronar i mjetit. Sipas tij, në komisariat i është thënë se nuk mund ta marrë motomjetin pa një urdhër të posaçëm nga ministrja e Brendshme, çka e cilëson si një veprim të padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin.
Përballë kësaj situate të pasqaruar ligjërisht dhe në mungesë të një përgjigjeje institucionale, qytetarët po organizohen për një protestë paqësore përpara Komisariatit të Policisë Rrugore. Ata do të mblidhen nesër, më 15 tetor, në orën 10:00, për të kërkuar kthimin e menjëhershëm të mjeteve të tyre dhe për të denoncuar veprimet e paligjshme që, sipas tyre, po kryhen në emër të një urdhri verbal e të pajustifikuar ligjërisht nga ministrja.
Protestuesit theksojnë se sekuestrimi i pajustifikuar i motomjeteve po i dëmton rëndë në jetën e përditshme shumë prej tyre kanë humbur vendet e punës apo nuk mund të ndjekin aktivitetet e tyre jetike. Ata kërkojnë transparencë, zbatim të ligjit dhe ndalimin e abuzimit institucional që, sipas tyre, po ndodh në dëm të qytetarëve të thjeshtë nën pretekstin e rremë të “sigurisë rrugore”.