Parakalim dhe shpejtësi tej normave, polici në Dibër gjobitet vetëm me 6 mijë lekë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.10.2025, 14:44

Pas denoncimit publik në JOQ Albania lidhur me një automjet policie që lëvizte me shpejtësi mbi 100 km/h dhe kryente parakalime të gabuara në tunelin e Murrizit, Policia e Dibrës ka reaguar zyrtarisht.

Në njoftimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër bëhet me dije se menjëherë pas publikimit të videos është kryer verifikimi i rastit. Punonjësi i policisë duket se është kursyer nga kolegët pasi është ndëshkuar vetëm me një gjobë administrative prej 6000 lekësh të reja.

Në pamjet e publikuara shihej mjeti i Policisë duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, si brenda dhe jashtë tunelit dhe vlera e gjobës konsiderohet e papërfillshme duke ditur se qytetarët e tjerë përballen me sanksione më të ashpra për të njëjtën shkelje.

Njoftimi i policisë:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një automjet policie që kryen parakalim të gabuar dhe nuk respekton rregullat e qarkullimit rrugor, bëjmë me dije se:

Menjëherë pas publikimit të videos, Drejtoria Vendore e Policisë Dibër ka kryer verifikimet për rastin. Punonjësi i Policisë që ka kryer shkeljen, u ndëshkua me masë administrative 6000 mijë lekë, në bazë të nenit 146/16 të Kodit Rrugor. Drejtoria Vendore e Policisë Dibër fton qytetarët dhe median, që të denoncojnë çdo shkelje ose sjellje joprofesionale të punonjësve të Policisë, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm dhe profesional.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit