Dy adoleshentët qëlluan me kallash dhe e fshehën në një varr, policia e Pogradecit zgjohet pas 5 muajsh

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.10.2025, 14:38

Më mirë vonë se kurrë, thotë populli por në rastin e policisë shqiptare, vonesa është bërë standard. Pas gati pesë muajsh nga një ngjarje e rëndë ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të banesës së një 42-vjeçari në Pogradec, uniformat blu kanë dalë sot me “lajmin e madh”

Ngjarja ka ndodhur në maj të këtij viti, ndërsa arrestimet janë bërë vetëm tani, në tetor një periudhë që ngre më shumë pyetje se sa përgjigje mbi efiçencën e hetimeve dhe reagimin e institucioneve të rendit.

Të arrestuarit, M. K. dhe J. H., banues në Pogradec, u gjetën me një dorezë metalike, disa fishekë dhe një gëzhojë arme model 56. Hetimet më pas kanë çuar në zbulimin e armës së përdorur, një kallashnikov, që të miturit e mbanin të fshehur në varrezat e qytetit.Njëri prej tyre është i njohur për policinë, pasi më parë ishte proceduar për plagosje me thikë. Pra, në një qytet të vogël si Pogradeci, ku çdo gjë dihet që në mëngjesin e nesërm, duhej të kalonin muaj të tërë që policia të zbulonte se kush qëlloi dhe ku fshihej arma.

Kjo ngjarje e rëndë është një tjetër alarm për përhapjen e dhunës mes të rinjve dhe për mungesën e reagimit të hershëm institucional. Sepse, kur të miturit arrijnë të qarkullojnë me kallashnikovë dhe policia ka nevojë për muaj për të reaguar, nuk është vetëm rasti individual që shqetëson, është sistemi që ka dështuar të parandalojë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit