Një qytetar shqiptar që ka punuar në ndërtim në qytetin Heilbronn të Gjermanisë ka denoncuar punëdhënësin e tij, Altin Bilbilaj, me origjinë nga Fieri, për mashtrim dhe mospagim të rrogës.
Ai ka treguar për JOQ ALBANIA se vitin e kaluar filloi punën së bashku me disa shqiptarë të tjerë, por me kalimin e kohës, pronar Altini vazhdimisht shtynte pagesat dhe nuk u jepte rrogat.
Disa muaj më vonë, ai u detyrua të largohej nga Gjermania pasi bashkëshortja e tij ishte shtatzënë dhe ai duhej ta mbante familjen që kishte lënë në Greqi. Pavarësisht kësaj, ai vazhdoi të kërkonte pagat e papaguara, por pronari justifikohej me premtime se do t’i paguante javën tjetër, ndërkohë që me kalimin e javëve, muajve, madje edhe vitit, nisi të mos u përgjej më telefonatave dhe mesazheve të tij.
Sipas punëtorit, Altini ka ndryshuar numrin e telefonit dhe është zhvendosur në Berlin, duke shmangur përgjegjësitë financiare. Ai thotë se nuk është i vetmi që ka mbetur pa paguar, pasi edhe ish-kolegët e tij po përballen me të njëjtin problem.
Punëtori i bën thirrje Altin Bilbilajt të shlyejë borxhin prej 2,500 eurosh, pasi ndodhet në vështirësi financiare dhe ka familje për të mbajtur.
Denoncimi i qytetarit:
"Pershendetje jeta eshte qef!! Desha te puplikoj dicka qe me ka ndodhur me nje burre kur kam qene ne Gjermani. Shkova ne Gjermai per te punuar ne qytetin Heilbron. U njofa me Z.Altin Bilbilaj me origjine nga Fieri, fillova punoja me te une dhe shume te tjere si une, pune ne ndertim, me kalimin e diteve, javeve spo me paguante duke thene javes tjeter, javes tjeter, u detyrova ika se kisha nusen shtatzane e kisha lene ne Greqi dhe duhej te ika. Ika dhe me mbante me shprese se do me dergonte leket qe me kishte mbajt nga puna, e merja ne telefon nuk me pergjigjej edhe kur me pergjigjej me thoshte do ti nis javes tjeter dhe asgje vec mashtrime. Kaluan jave, muaj kaloj edhe viti dhe spo me dergon pagesen time qe kam punuar 2500€ borxh. Edhe jo vetem mua. Tani ka ndryshuar numer telefoni edhe ka levizur ka vajtur ne berlin ne gjermani. Edhe nuk jam i vetmi qe me ka borxhe jeta eshte qef. Para nje viti me dergoi ca lek nga borxhe qe me kishte!! Edhe qe atehere nuk me ka folur me!! Vajti 1 vit!! Edhe kan ngelur edhe 2500€ por tani skam kotaktuar me me ate person. I kam treguar te vllajt atit por as vellaj tit nuk eshte pergjiqur. Me tha qe do mi dergoje me western union!! Me dergoj 1.000€ edhe pastaj nuk me ka pergjigjur me. Edhe me ka edhe 2500€. Une atehere ika se kisha nusen shtatzane edhe me tha do ti dergoj. Por nuk mi ka derguar !! Ka ndryshuar numrin Edhe nuk jam I vetmi!! Jan edhe njerz te tjere
