“Mafia shqiptare trafikon kokainë me zhytës ushtarakë dhe teknologji gjurmimi”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.10.2025, 13:28

Një investigim i gazetës britanike The Times zbulon një metodë të re të trafikut të drogës ku grupe kriminale shqiptare përdorin zhytës ushtarakë për të fshehur kokainën nën anijet e mallrave një praktikë e quajtur “parazit”. Sipas artikullit, drogën vendosin në hapësirën nën vijën ujore pas heqjes së grilave të ventilimit; çanta të papërshkueshme nga uji me deri në 400 kg kokainë dhe pajisje gjurmimi si Apple AirTags instalohen për të ndjekur ngarkesën deri në porte evropiane, ndërsa zhytësit përdorin sajë elektrike për të operuar edhe deri një kilometër larg.

Hetimet tregojnë se grupet shqiptare kanë marrë përsipër të gjitha hallkat e trafikut, nga prodhimi në Amerikën Latine e deri te shpërndarja në Evropë, dhe bashkëpunojnë ngushtë me mafian kalabreze ’Ndrangheta. Europol dhe autoritetet kombëtare kanë zbuluar se trafikantët po përdorin sot rreth 10 sisteme të ndryshme enkriptimi shpesh të ndërtuara nga ekspertë holandezë për të shmangur përgjimin, duke fragmentuar komunikimet dhe përdorur shumë platforma njëherësh.

Rastet e arrestimeve, si ai në Norvegji ku doganat dhe policia sekuestruan sasi të mëdha kokaine dhe motorë për sajë nënujore, tregojnë se operacionet vazhdojnë pavarësisht ndërhyrjeve. Zyrtarë si Leonardo Landi të policisë italiane paralajmërojnë se tregtia po bëhet më e sofistikuar dhe më e lidhur ndërkombëtarisht, ndërsa autoritetet përpiqen të ndjekin rrjetet që fragmentojnë ngarkesat dhe komunikimet për të shmangur zbulimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit