Banori: Bashkia Korçë prishi lokalet, por la hekura pas! Rrezikohen fëmijët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.10.2025, 12:57

Rreth dy muaj më parë, Bashkia Korçë nisi një aksion për prishjen e kioskave dhe lokaleve të ndërtuara pa leje në zona të ndryshme të qytetit. Aksioni, i ndërmarrë nën drejtimin e kryetarit Sotiraq Filo, synonte pastrimin e hapësirave publike dhe sistemimin e ambientit urban.

Megjithatë, në shumë raste duket se puna ka mbetur përgjysmë dhe vendet e prishura janë lënë në gjendje të rrezikshme. Një nga këto raste ndodhet në lagjen 13, në rrugën “Pirro Morcka”, ku pas prishjes së një ndërtese, hapësira është lënë e pambuluar dhe me mbetje ndërtimi përreth.

Një banor i lagjes ka kontaktuar me JOQ, teksa shprehet i shqetësuar pasi kjo zonë frekuentohet nga fëmijë të vegjël që luajnë aty çdo ditë. Sipas dëshmive të tyre, disa fëmijë janë gërvishtur nga hekurat e ekspozuar dhe rreziku për lëndime të tjera është i madh.

“Përshëndetje JOQ. Para dy muajve, bashkia Korçë nisi aksionin për prishjen e kioskave dhe lokaleve. Shikoni si e ka lënë këtu, Nuk e ka përfunduar detyrën. Këtu luajnë fëmijë ku disa prej tyre janë gërvishtur nëpër hekura. Lagjja 13, rruga Pirro Morcka”, denoncon qytetari për JOQ Albania.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit