I arrestoi mikun kriminel, Prodës s‘i del inati me shef Palin, e internon në Kukës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.10.2025, 12:18

Më 10 tetor 2025, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur transferimin e Ridvan Palit në Kukës, ku është emëruar si specialist për rendin në Seksionin e Rendit Publik. Kjo është goditja më e fundit ndaj Palit, i cili u vu në shënjestër të drejtuesve të Policisë pas arrestimit të Altin Morinës, një ish-efektiv i RENEA-s dhe mik i ngushtë i vetë Prodës, i shpallur në kërkim nga SPAK për trafik droge dhe lidhje me organizata kriminale.

Hakmarrja ndaj Palit nisi pikërisht pas arrestimit të Morinës më 3 prill, një operacion i realizuar nga forcat e Komisariatit nr. 2. Arrestimi i një figure të lidhur ngushtë me drejtues të lartë të Policisë ekspozoi jo vetëm lidhjet e errëta të kupolës së Policisë me krimin, por edhe pasojat e menjëhershme ndaj efektivëve që veprojnë sipas ligjit. Fillimisht, Pali dha dorëheqjen, e më pas u “internua” në Devoll me ulje në gradë për një vit, me akuzën për “moszbatim të dispozitave ligjore”, teksa sot do të transferohet në Kukës.

Rasti i Ridvan Palit është tashmë simbol i asaj që ndodh me ata pak efektivë që veprojnë me integritet në një sistem të përfshirë nga korrupsioni dhe ndërhyrjet politike. Përplasja për Altin Morinën ka ekspozuar rrënjësisht konfliktin e interesit brenda Policisë, ndërkohë që organet përgjegjëse si AMP dhe Ministria e Brendshme vijojnë të heshtin, duke i hapur rrugë arbitraritetit dhe një drejtësie të kthyer përmbys. Kjo tregon se ndëshkimi nuk vjen për shkeljen e ligjit, por për zbatimin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit