Shtylla elektrike e thyer prej tre ditësh në Yzberisht, rrezik serioz për banorët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.10.2025, 11:27

Një shtyllë elektrike në një rrugë lagjeje në zonën e Yzberishtit, Tiranë, vijon të qëndrojë e dëmtuar prej tre ditësh, pasi është goditur nga një automjet me shpejtësi të lartë.

Përplasja ka ndodhur ditën e premte duke shkaktuar dëmtimin serioz të shtyllës si dhe këputjen e një kabulli elektrik.

Banorët thonë se shtylla vijon të qëndrojë e rrëzuar në rrugë duke vënë në rrezik jetën e kalimtarëve, sidomos të fëmijëve që kalojnë çdo ditë në atë rrugë. Sipas tyre nëse, autoritetet përgjegjëse nuk marrin masa të menjëhershme, ekziston rreziku që shtylla të shembet plotësisht duke shkaktuar pasoja tragjike.

Deri më tani, pavarësisht rrezikut të dukshëm, autoritetet nuk kanë ndërhyrë ende për të kryer riparimet e nevojshme apo siguruar vendin ku ndodhet shtylla.

Denoncimi i qytetarit:

"Pershendetje! Nje makine para 3 ditesh ka perplasur shtyllen e tensionit qe eshte ne rruge. Shtylla eshte thyer dhe nje kabull korenti eshte keputur der tani dhe sipas gjasave do te bjere fare si shtyll dhe do marin ndonje femij ne qafe sepse kalojne goxha femije. Ju lutem postojeni. Vidio eshte bere dje shylla ka kshu qe te premten pasi nje makine e ka goditur me shume shpejtesi. Eshte nje rruge lagje afer KMY ne Yzberisht kur shkoj per tek Miell Tirana tek rrugica qe kishte ber denocim qe ju canin gomat e makines"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit