Diploma nuk mjafton! Të rinjtë shqiptarë pa punë, detyrohen të emigrojnë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.10.2025, 08:22

Pavarësisht mungesës së fuqisë punëtore në shumë sektorë, Shqipëria vijon të përballet me nivel të lartë papunësie mes personave me arsim të lartë. Sipas INSTAT, në vitin 2024 rezultuan 18.832 persona me arsim të lartë në kërkim të punës, krahasuar me 22.198 në vitin 2023. Nga këta, 13 mijë i përkasin grupmoshës 25–64 vjeç.

Tek të rinjtë 15–24 vjeç, papunësia është rritur nga 4.892 në vitin 2023 në 5.266 në vitin 2024, duke sinjalizuar vështirësi të shtuar për hyrjen në tregun e punës pas diplomimit. Ndërkohë, grupmosha 25–29 vjeç ka shënuar një ulje të ndjeshme të papunësisë, nga 8.498 në 2023 në 6.770 persona në 2024. Kjo rënie lidhet edhe me tkurrjen e popullsisë për shkak të emigrimit.

Për kategorinë më të madhe të të diplomuarve, grupmosha 25–54 vjeç, papunësia ka rënë nga 16.353 në vitin 2023 në 12.989 persona në 2024. Megjithatë, shifrat tregojnë se papunësia tek të rinjtë mbetet një sfidë serioze, e cila mund të kontribuojë më tej në rritjen e emigracionit të fuqisë punëtore të kualifikuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit