Policia “i jep zgjidhje” trafikut: Shoferët të tregojnë durim!

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.10.2025, 19:37

Punimet në një pjesë të autostradës Tiranë–Durrës kanë paralizuar sot qarkullimin në kryeqytet dhe në hyrje e dalje të tij. Prej orëve të para të mëngjesit, rrugët janë kthyer në një kaos të vërtetë, me kolona kilometrike makinash dhe nerva të tendosura.

Në vend që të ndërhyjë me masa konkrete për të lehtësuar qarkullimin, Policia e Tiranës ka zgjedhur zgjidhjen më të thjeshtë: t’u kërkojë shoferëve të kenë durim. Në njoftimin zyrtar, policia thotë se për shkak të punimeve të njoftuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, është krijuar trafik i rënduar në disa zona, por thekson se ka vendosur patrulla në çdo kryqëzim “me qëllim menaxhimin dhe lehtësimin e qarkullimit”.

Pra, ndërsa shoferët presin me orë të tëra në rrugë, autoritetet u kujtojnë atyre… të tregojnë qetësi. Në Tiranë, trafiku ndoshta nuk zgjidhet me sinjalistikë, por me këshilla shpirtërore.

Deklarata e plotë e Policisë së Tiranës:

Për shkak të mbylljes së përkohshme të autostradës Tiranë–Durrës, për arsye punimesh, të njoftuar me datë 10.10.2025, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, është krijuar trafik i rënduar në disa zona brenda kryeqytetit, si dhe në hyrje e dalje të tij.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme ndodhen në çdo kryqëzim dhe segment kryesor rrugor, me qëllim menaxhimin dhe lehtësimin e qarkullimit.

Policia e Tiranës u bën apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë durim, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë, si dhe të përdorin rrugë alternative, për të shmangur vonesat në lëvizje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit