Një incident i pazakontë ndodhi ditën e sotme në një prej fluturimeve nga Bolonja drejt Tiranës, ku një qytetare u nxor jashtë avionit për shkak se nuk po u bindej urdhrave të stjuardëve.
Sipas asaj që ka mësuar “TVA News” nga persona të cilët ishin duke udhëtuar në avion, pasagjerja shqiptare nuk pranoi që të hiqte rripin e sigurimit në një kohë që iu kërkua. Ajo iu kundërvu ekuipazhit madje edhe policisë.
Për pasojë fluturimi është vonuar rreth një orë, dhe në avion janë detyruar të qëndrojnë në pritje foshnje dhe të moshuar. Pas rezistencës së treguar, gruaja u zbrit nga avioni dhe fluturimi vijoi normalisht.
“Ishim duke udhëtuar nga Bolonja për në Tiranë. Një pasagjere shqiptare ia tërhoqi vëmendjen stjuardëve sepse nuk donte të hiqte rripin gjatë fluturimit, pasi kjo ishte e domosdoshme. Na kanë mbajtur në aeroplan mbi 1 orë me foshnje e të moshuar. Ajo i tha fjalë të këqia stafit dhe ekuipazhit, ndërkohë që kundërshtoi dhe policinë,” shkruan një e pranishme.
Shkrimi u mor nga TVA News!