Në Tiranë, qytetarët e thjeshtë janë të detyruar të mbajnë kaskën për çdo lëvizje me motor, përndryshe presin gjobat nga Policia e Shtetit. Por disa efektivë të policisë duket se e shohin këtë rregull si opsional për vetveten.
Një pamje e pazakontë është shfaqur në rrugët e kryeqytetit: një polic në motomjet që lëviz pa kokore, ndërkohë që shumë qytetarë të thjeshtë ndëshkohen për të njëjtën shkelje. Këto dy standarde nxjerrin në pah hipokrizinë që shumë e kanë bërë të zakonshme dhe dëmton besimin e qytetarëve te ligji.
Në vend që të japin shembull, disa nga ata që vendosin gjobat tregojnë se rregullat vlejnë vetëm për të tjerët. Në këtë mënyrë, rruga e Tiranës shndërrohet në një tablo ku ligji duket se ndryshon në varësi të uniformës që mbart personi që lëviz mbi motor.