“Na lanë pa punë dhe në trafik”, qytetarët të revoltuar pas sekuestrimit të skuterëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.10.2025, 14:52

Vendimi për ndalimin e përkohshëm të skuterave dhe motorëve elektrikë në të gjithë vendin ka shkaktuar zemërim dhe shqetësim tek qytetarët, sidomos tek ata që i përdorin si mjetin e vetëm për të shkuar në punë në orare të vona ose në zona ku mungon transporti urban.

Në redaksinë tonë kanë mbërritur disa denoncime, ku qytetarë të ndryshëm tregojnë se bllokimi i mjeteve elektrike pa paralajmërim u ka prishur rutinën e përditshme dhe u ka vështirësuar ndjeshëm jetesën.

Një qytetar nga Kamza tregon se punon deri në orën 11:30 të darkës, ndërkohë që autobusi i fundit niset në 10:30. Ai thotë se e ke blerë skuterin para 3 ditësh, por tani që policia po i sekuestron s'ka me çfarë të kthehet nga puna.

Një tjetër thotë se ka blerë një motor elektrik me bateri, jo me karburant, por ditën e sotme policia ia ka sekuestruar pa asnjë lloj njoftimi paraprak. Ai është i mendimit që policia duhet të vendoste kushte e afate për këtë "ligj" dhe pastaj të niste aksionin për bllokimin e sekuestrimin e tyre.

Edhe një qytetare nga Kamza që punon në turnin e dytë, thotë se e vetmja mënyrë për të mbajtur punën është përmes skuterit elektrik, pasi nuk ka transport publik pas orës 11 të mbrëmjes dhe rruga është shumë e gjatë për ta përshkuar ndryshe.

Qytetarët i kërkojnë autoriteteve që të rishikojnë këtë vendim pasi sipas tyre është pa asnjë bazë ligjore dhe ndalimi e sekuestrimi i mjeteve elektrike duhet të bëhet vetëm për personat nën 18-vjeç, pasi të tjerët i kanë mjet pune dhe bllokimi i tyre i ka lënë sot pa punë dhe me orë të gjata në trafik.

Denoncimi 1:

"Si kaluat dua te bej nje ankes per ndalimin e skuterave. Ne qe i kemi blere ska as 3-4 dit punen e mbaroj ne oren 11:30 te darkes Skam munci per te blere makine.dhe per te ik ne pun autobusi fundit per ne kamez eshte ne oren 11:30 qe niset nga tirana tani si tja bejm ne se kta vetem i bllokojm dhe smendojn fare sa pun mund te na prishin ne te tjerve.ju lutem postojeni kete. Anonim

Denoncimi 2:

"Pershendetje si kaluat un kam nje ankes per kto q po sekuestrojn skuterat “sundusit e shqipris” Tani ne qe jemi ne pun ne qender punen e mbyllim ne oren 11 Autobusat e fundit jan ne 10 e gjys per ne kamez jam vet i 5sti qe kemi te njejtin problem pa llogaritur pjesen tjeter tani qa zgjidhje do na japin se me pagujt taxi nga 15 milek ndit sma nxjerr leverdia

Denoncimi 3:

"Pershendetje joq , kam blere nje motorr elektrik ska as 1 muaj , ndryshimi qe ka me motorrat e tjer eshte qe une e kam me bateri dhe tjeret jan me benzine , sot duke ikur per pune ma bllokuan dhe sikur mua dhe disa te tjerve duke mbush karrotrecat , pa asnje njoftim asgje , dje than per monopatinat por sot kan bllokuar dhe motorrat elektrik , jam shum dakort te behet rregullore te vuhen kushte nese duan targa siguracion etj dhe te japin 1 afat caktuar dhe pastaj te merren masat nese nuk jan zbatuar , po jo si kto qe bejn lajm sot per neser per monopatina e bllokojne dhe motorrat , si puna ime besoj kanshum sot qe kan ngel mes rruges pa kapur as punen e shum probleme tjera , minsitrja e re qe don te beje zhurm kot iken me makin eshte ne rregull ajo po duhet mendoj dhe per problemet e popupllit , po ta dergoj ty nese poston se ska robi ku te ankohet nuk gjen njerinte drejtat e veta ketu ne kete shtet mbeturinash Po thjesht po e jap si info se per motorrat elektrik skan njoftu fare dhe i kan mbusha karotrecat full Po thjesht po e jap si info se per motorrat elektrik skan njoftu fare dhe i kan mbusha karotrecat full

Denoncimi 4:

"Po marr shkas te shkruaj per shkak te videos se ndalimit te momopatinave. Jam shum e Shqetesuar Sepse e kam mjet pune te domosdoshme ..per mua ishte e vetmja zgjidhje per te mbajtur vendin punes ne qender pasi punoj gjithmone turni dyte dhe kthehem pas ores 11 te mbremjes ne kohen ku ska tranport urban . Banoj ne zonen e kamzes shum larg nga qendra. Me kete trafik katastrofik te asaj zone kurrsesi nuk ka menyre tjeter pervec levizjes me te. Te gjej zgjidhje shteti sa me shpejt per lejimin e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit