Kjo foto tregon momentin kur një mësueseje në Tiranë i sekuestrohet skuteri elektrik nga Policia Rrugore.
Ngjarja ndodhi në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa mësuesja në një intervistë për mediat shprehu pakënaqësinë e këtij vendimi që e konsideroi si të padrejtë.
Ajo tha se është një përdoruese e rregullt e skuterave, jo për qejf por për punë, pasi ka kontrata në disa kopshte në zona të ndryshme të kryeqytetit, dhe bllokimi i skuterit do t’i shkaktojë asaj vonesa për të arritur oraret.
Mësuesja që është e huaj tregon se është përdoruese e rregullt e skuterave, duke respektuar masat mbrojtëse dhe sinjalistikën rrugore. Ajo thotë se sekuestrimi nuk është zgjidhje e problemit të sigurisë në rrugë, por duhet të ndërmerren masa të tjera.
Në një intervistë për mediat pasi policia i morri monopatinën, mësuesja tha:
“Unë kam gjysmë viti që po përdor skuterin, për punë jo për qejf. Jam mësuese e gjuhës Angleze, dhe po shkoj në kopshte të ndryshme të Tiranës. Skuteri më bën punë për distancën që nga Kodra e Diellit që kam kopsh, deri te Selvija që kam kopsht. Tani jam nisur për në punë.
Unë si përdoruese e skuterit i njoh rregullat e qarkullimit, mbaj kaskë mbrojtëse, përdor korsinë e biçikletës dhe mendoj se jam një shembull i rregullt i përdorimit të skuterit. Nëse ka masë për ndonjë tjetër, si adoleshentët që janë “të çmendur” në rrugë, atëherë të ngrihet mosha e përdorimit 18-vjeç. Si mund ta ndalosh sot për nesër, të anuloj unë punën dhe kontratat me kopshtet, nuk është e zgjuar si vendim për të ndihmuar në rregullimin e qarkullimit.
Duhen masa të tjera, gjoba, kaska, të përdoren në korsi të posaçme. Unë jam e huaj nuk shikoj televizor dhe nuk lexoj lajme, më gjeti papërgatitur.”
Shkrimi i marrë nga TVA News!