Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë dhe në bazë të legjislacionit në fuqi për publikimin e të dhënave të personave të kërkuar, lëshon këtë Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e një personi të kërkuar.
Personi i kërkuar është:
UJKAN (Luan) LATAJ, i lindur më 02.08.2001, në fshatin Carrabreg, Komuna e Deçanit.
Ky person është i kërkuar për veprën penale të:
Grabitjes
Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që, në rast se kanë ndonjë informacion që ndihmon në lokalizimin e të dyshuarit, të kontaktojnë menjëherë Policinë e Kosovës ose të lajmërohen në stacionin më të afërt policor.
Të dhënat për kontakt:
Numri emergjent: 192
Linja pa pagesë: 0800 19999
Drejtoria Rajonale në Pejë: 039 432 327
Email: [email protected]
Çdo informacion i ofruar do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.