Nis ndalimi dhe sekuestrimi i monopatinave: I riu s’bindet, i arratiset policisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.10.2025, 11:16

Prej ditës së sotme, në vendin tonë ka hyrë në fuqi ligji për ndalimin e përkohshëm të monopatinave elektrike, si masë emergjente për shkak të shtimit të aksidenteve të lidhura me përdorimin e tyre.

Vendimi i cili u mor një ditë më parë nga Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në bashkëpunim me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, është vënë në zbatim që në orët e para të mëngjesit ku dhjetëra monopatina janë bllokuar e sekuestruar.

Por në rrugën "Dritan Hoxha", pranë Zogut të Zi, një i ri ka vendosur të mos i bindet policisë dhe është arratisur. Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë mund të shihni se si i riu sapo sheh postobllokun e policisë, afrohet pranë tyre, por s'ndalon dhe vazhdon rrugën e tij, ndërkohë policët i vihen në ndekje.

Sipas autoriteteve, Policia e Shtetit do të bllokojë çdo monopatinë që konstatohet në qarkullim, deri në një urdhër të ri. Ministria e Brendshme ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të shpallen rregulla dhe standarde të reja për përdorimin e monopatinave, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit