Kjo javë pritet të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme meteorologjike, me mot tipik vjeshtor.
Sipas parashikimeve, nga e hëna deri të enjten vendi do të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore dhe jugperëndimore, që do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm, me vranësira të herëpashershme dhe intervale me diell.
Temperaturat pritet të jenë të freskëta në mëngjes, me minimale që do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 7°C, ndërsa maksimalet do të shkojnë nga 14 deri në 17°C.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar.
Ndryshimi i kushteve atmosferike parashihet të ndodhë të premten, kur mbi vendin tonë pritet të mbërrijnë vranësira të dendura, të cilat në disa zona mund të sjellin riga të izoluara shiu.