Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë, se këto zgjedhje kanë qenë shumë të rëndësishme dhe se kanë votuar tre mijë serbë më shumë sesa në zgjedhjet parlamentare të shkurtit.
“Dua t’i përgëzoj qytetarët sepse në 9 nga 10 komunat ku serbët përbëjnë shumicën, Lista Serbe ka fituar bindshëm. Në Kllokot do të shkojmë në raundin e dytë, mbetet vetëm të shihet kush do të jetë kundër kandidati”, ka thënë Vuçiq.
Presidenti i Serbisë tha gjithashtu se Albin Kurti kishte tentuar që në Graçanicë ta mposhte Listën Serbe, por Lista Serbe fitoi bindshëm në raundin e parë dhe se votuan rreth 12.000 serbë.
“Kjo fitore është shumë më e madhe sesa ajo ‘fitorja e vogël’ e tyre në goditjen e topit. Kurti ka humbur gjithkund, përveçse në Gjilan”, ka thënë Vuçiqi.