“Po qaj si fëmijë! Si e humba vajzën që më donte për një aventurë momentale, thirrja që kam për çdo mashkull”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.10.2025, 01:05

Një 33-vjeçar, i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një mesazh të ndjerë e plot pendesë, duke ndarë historinë e tij si një thirrje për reflektim për të gjithë meshkujt.

Ai pranon se një moment dobësie dhe një aventurë e kotë i kushtuan më rëndë se çdo gjë tjetër në jetë, dashurinë e vërtetë të një vajze që e donte me gjithë shpirt. Sot, i mbushur me mall dhe keqardhje, ai dëshiron që historia e tij të shërbejë si paralajmërim për të tjerët që të mos bëjnë të njëjtin gabim.

I riu e përshkruan vajzën si njeriun që e deshi pa kushte, me përkushtim, kujdes dhe respekt, por që për shkak të një aventure momentale, e humbi përgjithmonë.

Mesazhi i tij është një apel për të gjithë burrat që të vlerësojnë dashurinë e sinqertë përpara se të jetë vonë.

Mesazhi i plotë:

“Përshëndetje JOQ! Marr shkas dhe ju shkruaj sepse sot, përfundimisht, humba të dashurën time. E tradhtova, jam i vetëdijshëm… dhe i penduar me zemrën copë e çikë. Jam 33 vjeç, burrë, dhe më dhemb zemra, bëhem të qaj si një fëmijë për të.

Kisha vetëm një vit lidhje, por ajo do të mbetet femra e jetës sime përgjithmonë. E kam dashur dhe e dua shumë. Çfarë kam ndjerë për të, nuk e kam ndjerë kurrë për asnjë femër tjetër dhe as nuk do ta ndjej më.

Një këshillë për të gjithë meshkujt: mos e humbni një femër që ju do. Ajo më donte, më respektonte, më pyeste për çdo gjë, bëhej merak për mua, rrinte pa gjumë, dhe unë e theva gjithë këtë dashuri.

Mos e humbni kurrë një femër të tillë, sepse vjen vetëm një herë në jetë. Mos e detyroni të largohet me veprimet tuaja. Mos ja dhuroni një mrekulli të tillë, një vajzë xheloze nga dashuria, dikujt tjetër.

Unë e humba… ju mos e bëni, sepse nuk ia vlen për një aventurë të vetme.

Të dua shumë beb, më fal për gjithçka. E dua shpirtin tënd prej ari dhe xhelozinë tënde prej dashurie.

Humba atë që më donte, sepse unë kërkova një aventurë momentale. Mos e bëni kurrë! Ky le të jetë mesazhi im për të gjithë të tjerët.”

Në një kohë ku shumë marrëdhënie prishen për arsye të vogla, rrëfime të tilla na kujtojnë se dashuria e vërtetë nuk gjendet shpesh, dhe kur e gjen, duhet ta mbrosh me çdo kusht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit