Lladrovci shpall fitoren: Ua dedikoj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.10.2025, 22:01

Ramiz Lladrovci ka deklaruar fitoren në Drenas dhe ka thënë se këtë fitore ua dedikon ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare që ndodhen në Hagë.

“Erdha këtu në sheshin e Dëshmorëve për t’ia dediku këtë fitore të madhe presidentit Hashim Thaçi, kryetarit Kadri Veseli, kryetarit Jakup Krasniqi, Rexhep Selimit…” ka deklaruar Lladrovci.

“Falënderim i vecantë u shkon të gjithë qytetarëve të Drenasit për disiplinën e tregume gjatë këtyne 30 ditëve, për qetësinë, për gjithçka çka kanë ba që Drenasi të shkojë i qetë dhe pa incidente në zgjedhje, prandaj edhe njëherë i falënderoj të gjithë qytetarët e Drenasit”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit