Turistja rrëshqet në humnerë gjatë ngjitjes në mal

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.10.2025, 17:12

Një turiste gjermane rrezikoi seriozisht jetën e saj pasditen e sotme në Qafën e Valbonës, teksa ishte duke bërë ngjitje në një terren shkëmbor.

Ajo ka rrëshqitur duke u rrëzuar në një hapësirë boshe rreth 5 metër të thellë. Sipas një qytetari që ishte i pranishëm, fatmirësisht turistja shpëtoi pa lëndime serioze për shkak se e mbrojti çanta e shpinës që kishte me vete.

Fatmirësisht shpëtoj një turiste gjermane në Qafën e Valbonës ku ndahet me Thethin. Rrëzohet dhe bie 5 metra në thellësi, por fatmirësisht shpëtoi nga çanta e shpinës. Pastaj e ndihmuam dhe e tërhoqëm lart,” shkruan ai.

Në pamjet që redaksia jonë ka siguruar nga vendi i ngjarjes, mund të shihet se terreni është vërtetë i vështirë, pavarësisht bukurisë që i tërheq turistët për të shkuar gjithmonë e më lart. Turistët shpesh rrezikojnë jetën e tyre gjatë ekskursioneve, për shkak se në shumë destinacione mungojnë investimet që garantojnë sigurinë e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit