Një person humb jetën pas një aksidenti me biçikletë në Kafaraj

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.10.2025, 13:32

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Kafaraj të Fierit, ku një 81-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti me biçikletë.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Fierit, shtetasi F. T., banues në Kafaraj, dyshohet se ka humbur kontrollin e biçikletës dhe ka rënë në një kanal anës rrugës. Si pasojë e plagëve të marra, i moshuari ka ndërruar jetë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi shtetasi F. T., 81 vjeç, dyshohet se duke drejtuar biçikletën ka rënë në një kanal dhe për pasojë ka humbur jetën", thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit