Milasin Ramaj në Fier, kapet me magazinë armësh dhe municion ushtarak!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.10.2025, 11:33

Një bazë e fshehtë armësh është zbuluar në lagjen "Kastriot" të Fierit, pas një hetimi të nisur mbi bazën e një denoncimi për posedim të armëve pa leje. Në pranga ka rënë Milasin Ramaj, 38 vjeç, i cili u ndalua nga policia mbrëmjen e djeshme në qendër të Fierit, teksa udhëtonte me automjetin e tij. Gjatë kontrollit në mjet, policia gjeti një armë zjarri pistoletë dhe një shumë prej rreth 3,500 eurosh.

Hetimet çuan në zbulimin e një banese të pabanuar në lagjen “Kastriot”, që dyshohet të jetë përdorur nga Ramaj si magazinë për armë dhe municion. Nga kontrolli i ushtruar në këtë objekt, policia sekuestroi 13 armë zjarri, përfshirë 10 automatikë (3 prej tyre të modifikuar me shënjestër optike dhe filet për silenciator), një pistoletë, një pistoletë automatike, 2 silenciatorë, 9 karikatorë automatiku, 3 karikatorë pushke, 2 krehra pistolete dhe një sasi të madhe fishekësh të kalibrave të ndryshëm.

Sipas njoftimit zyrtar, armët dyshohet se ishin të destinuara për shitje te grupe kriminale për kryerjen e krimeve kundër personit. 38-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa hetimet po vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i janë referuar organit të akuzës për veprime të mëtejshme ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit