Aksident në aksin Milot–Mamurras, dy persona të plagosur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.10.2025, 10:39

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së dielës në autostradën Milot–Mamurras, pranë mbikalimit të Patokut. Në aksident janë përfshirë një autoveturë dhe një autobus, duke shkaktuar panik te drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët.

Për pasojë, dy persona që ndodheshin në autoveturë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Fatmirësisht, pasagjerët që udhëtonin me autobusin nuk kanë pësuar lëndime. Gjendja shëndetësore e të plagosurve nuk është bërë ende publike.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qenë parakalimi i gabuar ose mosrespektimi i distancës së sigurisë, por detaje të mëtejshme priten nga hetimi zyrtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit