Atmosferë e ndezur në Leskovac, ku po luhet përballja e shumëpërfolur mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit.
Ndeshja, e zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, ka pasur tension që në minutat e para. Rreth minutës së 16-të, nga tribuna janë dëgjuar thirrje fyese të tipit “Kosova është Serbi”, që pritet të sjellin masa disiplinore nga UEFA, pasi konsiderohen sjellje diskriminuese.
Megjithatë, pavarësisht presionit të madh në tribuna, Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh, falë një goli të bukur të Rey Manajt në minutën e fundit të fraksionit të parë. Sulmuesi kuqezi shfrytëzoi një pasim të saktë në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke heshtur për momentin tifozët vendas.
Skuadrat janë drejtuar tani drejt dhomave të zhveshjes me rezultatin Serbi 0 – 1 Shqipëri, ndërsa pjesa e dytë pritet të jetë edhe më e zjarrtë.
