Arrestohet polici në Krujë, kultivonte kanabis dhe mbante armë pa leje

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.10.2025, 20:42

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar mbrëmjen e sotme një efektiv të Komisariatit të Krujës, nën dyshimet për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit të zhvilluar në këtë qytet, policit me inicialet E.L. iu gjetën gjithashtu armë pa leje, të cilat janë sekuestruar si prova materiale.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur nëse efektivi ka qenë i përfshirë në veprimtari të tjera të paligjshme dhe nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit