Sylvinho sfidon Serbinë me super-sulm: Broja, Manaj dhe Uzuni për mrekulli në Leskovac

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.10.2025, 19:18

Gjithçka gati në “Duboçica Stadium” të Leskovacit, ku sonte në orën 20:45 Serbia dhe Shqipëria përballen në një sfidë të zjarrtë për Grupin K të eliminatoreve të Kupës së Botës 2026.

Takimi është cilësuar me rrezikshmëri të lartë nga FIFA, e cila ka dërguar dy oficerë sigurie në terren. Për shkak të tensioneve politike dhe frikës nga huliganët serbë, ndeshja nuk zhvillohet në Beograd, ndërsa Federata Serbe e Futbollit nuk ka nxjerrë asnjë biletë në shitje për tifozët vendas.

Historikisht, Shqipëria nuk ka fitore në fushë kundër Serbisë — pesë humbje dhe dy barazime — ndërsa fitorja 0-3 e vitit 2014 në Beograd mbetet e regjistruar si vendim disiplinor i UEFA-s pas dhunës së huliganëve serbë ndaj futbollistëve shqiptarë.

Trajneri Sylvinho ka vendosur të hyjë në fushë me një formacion tërësisht ofensiv, duke aktivizuar tre sulmues nga minuta e parë: Broja, Manaj dhe Uzuni.

Formacioni zyrtar i Shqipërisë (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Shehu, Laçi; Broja, Uzuni, Manaj. Trajner: Sylvinho.

Kuqezinjtë kërkojnë mrekullinë në tokën serbe dhe një fitore historike që do të ndizte ëndrrën e Botërorit 2026!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit