Pamjet tregojnë momentin kur një shofer “BMW-je” përplaset me murin anësor të një dyqani, dhe më pas largohet krejtësisht i qetë pa zbritur fare nga makina.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Bardhyl në Tiranë. Sikurse mund të shihet dhe nga pamjet, shoferi i “BMW-së” ka ardhur me shpejtësi duke përplasur kofanon e makinës me murin e tullave. Për pasojë muri është shembur menjëherë dhe automjeti ka marrë deformime në pjesën e përparme.
Megjithatë kjo nuk e ka shqetësuar fare shoferin, i cili është larguar qetësisht nga vendi i ngjarjes, sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Nuk është e konfirmuar nëse drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike.