Nxënësi futet me armë zjarri brenda oborrit të shkollës në Fushë-Krujë?!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.10.2025, 18:08

TVA News ka siguruar një video shqetësuese nga oborri i shkollës 9-vjeçare “Bakushë Visha” në Fushë-Krujë, ku dyshohet se njëri prej nxënësve ka hyrë i armatosur në ambientet e oborrit të institucionit arsimor.

Në pamje mund të shihet qartë momenti kur nxënësit qëndrojnë të gjithë bashkë duke biseduar, ndërsa njëri prej tyre ka në dorë sendin e çuditshëm, që në paraqitje duket si armë zjarri.

Një dëshmitar që kaloi pranë ambienteve të shkollës dërgoi këtë video në redaksinë tonë, duke shkruar: “Përshëndetje JOQ, po kaloja nëpër Fushë Krujë dhe e pashë atë. Është normale ta shohësh këtë? Kjo është ajo që mësojnë fëmijët në shkollë?”

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për atë që mban në dorë djaloshi i ri, por ngjarja ka ngritur edhe një herë tjetër shqetësimin për mungesën e sigurisë në institucionet arsimore.

Nëse rezulton se nxënësi ka shkuar në oborrin e shkollës me një armë zjarri të vërtetë, përveçse një skandali të përmasave të mëdha, kjo do të ishte dhe një këmbanë alarmi për mbarë shoqërinë tonë.

This is a disclaimer for Instagram/Facebook. This publication is an informative report on real-life events. While the content may be considered sensitive by certain vieëers, it is not intended to encourage, promote, or glorify harm in any form. As an independent media platform, we share this information solely for the purpose of transparency and public awareness.

Shkrimi i përket TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit