Banorët e zonës së Treshit paralajmërojnë për një situatë të rrezikshme në rrugë. Një kamion ka kapur telat e energjisë elektrike dhe të internetit pranë rrotullimit të Treshit, duke krijuar një fenomen që mund të jetë i rrezikshëm për kalimtarët dhe automjetet.
Sipas denoncuesit telat në anën e djathtë, ndodhen telat të cilët furnizojnë zonën e Treshit me energjin elektrike. Qytetarët kërkojnë nga autoritetet dhe kompania e energjisë që të ndërhyjnë sa më shpejt, të sigurojnë telat dhe të parandalojnë ndonjë incident të mundshëm.
Banorët nënvizojnë se një aksident i tillë mund të rrezikojë jo vetëm furnizimin me energji dhe internet, por edhe sigurinë e njerëzve që lëvizin në këtë zonë.