Ndërron jetë në aksident trafiku punëtori i Universitetit të Mitrovicës, Hysen Oshlani

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.10.2025, 13:56

Një lajm i rëndë ka prekur qytetarët në Mitrovicë.

Punëtori i Universitetit “Isa Boletini”, Hysen Oshlani, ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident trafiku.

Nga Universiteti “Isa Boletini” kanë shprehur dhimbje të thellë për humbjen e tij të papritur, duke e cilësuar të ndjerin si një punëtor të dalluar, koleg të përkushtuar dhe njeri të dashur e të urtë. Ai shërbente si udhëheqës i punëtorëve të mirëmbajtjes dhe njihej për përkushtimin e tij ndaj punës dhe kolegëve.

“Mirësia dhe kujtimi për Hysenin do të mbeten përherë në zemrat tona dhe do të shërbejnë si forcë për ta përballuar këtë humbje,” thuhet ndër të tjera në reagimin e universitetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit