“Ra dhe u lëndua shumë, ambulanca u vonua 20 minuta”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.10.2025, 14:05

Një aksident i frikshëm ka tronditur banorët e Guci e Re në Shkodër, ku një burrë ka rënë nga motori dhe është plagosur rëndë. Vendngjarja është mbuluar nga gjak, duke krijuar një atmosferë tmerri për këdo që ndodhej aty pranë.

Banorët raportojnë me shqetësim se policia dhe shërbimi i ambulancës kanë mbërritur me vonesë rreth 20 minuta. Pyetja që lind natyrshëm është pse ka zgjatur kaq shumë ndërhyrja, duke marrë parasysh natyrën kritike të aksidenteve të tilla.

I lënduari është transportuar në spital për trajtim dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij aktuale ende nuk dihet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit