Qytetari: Pas vdekjes së Kaloshit përgjegjësit s’u ndëshkuan, Turqia na jep shembull

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.10.2025, 12:54

Një qytetar shqiptar ka shprehur pakënaqësinë e thellë ndaj mënyrës se si u trajtua tragjedia e 43-vjeçarit Bardhyl Kaloshi në Durrës, duke bërë një paralelizëm me një ngjarje të ngjashme në Izmir, Turqi. Ai thekson se, ndryshe nga Shqipëria ku nuk pati asnjë përgjegjësi apo masa pas vdekjes së qytetarit, në Turqi janë dënuar 30 persona me dënime të rënda për shkak të vdekjes së dy personave nga një incident elektrik një vit më parë. Sipas tij, mungesa e përgjegjësisë dhe reflektimit nga institucionet shqiptare tregon se jeta e qytetarit në vendin tonë nuk vlerësohet siç duhet.

Ngjarja në Durrës ndodhi më 11 shtator, kur Bardhyl Kaloshi u godit nga rryma elektrike pranë një shtylle që paraqiste rrezik të vazhdueshëm. Banorët e lagjes nr. 6 thanë se kishin bërë ankesa për më shumë se një muaj për këtë shtyllë që rrezikonte jetën e kalimtarëve, por as Sako e bashkisë as Karakaçi i OSHEE nuk morën masa. Ndërsa ndihma mbërriti dy orë pas incidentit fatal, Kaloshi nuk arriti të mbijetojë. Qytetarët shprehin dhimbjen dhe zemërimin e tij ndaj neglizhencës së autoriteteve dhe kërkon drejtësi.

Ngjarja në Turqi ka treguar një shembull të përgjegjshmërisë ligjore, ku përgjegjësit janë ndëshkuar, duke dërguar një mesazh të fortë për rëndësinë e sigurisë dhe respektit ndaj jetës njerëzore. Ndërsa në Shqipëri, qytetari shqiptar thotë se duhet të ndryshojë qasja ndaj tragjedive të tilla, duke marrë masa për të parandaluar përsëritjen dhe duke vlerësuar jetën e çdo qytetari si të shenjtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit