Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Milano të Italisë, ku një zjarr i madh ka përfshirë një pallat gjashtëkatësh, duke shkaktuar vdekjen e tre anëtarëve të një familjeje: një çift të moshuarish 88 dhe 85 vjeç dhe djalin e tyre 45-vjeçar.
Nëntë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital, ndërsa rreth 50 banorë të tjerë janë evakuuar nga ndërtesa nga forcat zjarrfikëse.
Autoritetet italiane kanë shpallur pallatin të pabanuar dhe dyshojnë se zjarri ka qenë aksidental. Hetimet për ngjarjen po zhvillohen nga Karabinierët e Kompanisë Corsico, në bashkëpunim me Njësinë e Hetimit të Zjarreve të Departamentit Rajonal të Zjarrfikësve.