Një i vdekur dhe katër të lënduar në përplasjen e dy veturave

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.10.2025, 11:24

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmë në rrugën e Liqenit në Mitrovicë.

Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga drejtuesit e automjeteve është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar për 23 persona të arrestuar, 19 në mbajtje dhe mbi 2,300 tiketa trafiku të shqiptuara në mbarë vendin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit