Një qytetar ka ngritur një shqetësim në lidhje me faqen zyrtare të Zyrës Vendore Arsimore Fier, ku në seksionin “Njoftime” prej javësh shfaqen reklama të dyshimta në gjuhë të ndryshme si rusisht, anglisht dhe frëngjisht. Ato përmbajnë përmbajtje të lidhura me kumarin online, si poker, baste dhe lojëra fati, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe seriozitetin e faqes zyrtare të një institucioni arsimor.
Qytetari ironizon situatën, duke thënë se ZVA Fier duket se ka menduar t’ua bëjë “më tërheqëse” kohën e pritjes mësuesve që shpresojnë për një vend pune, duke i “ndihmuar” të heqin stresin me pak lojëra fati. Ky rast ngre pikëpyetje të mëdha mbi mirëmbajtjen e faqeve zyrtare shtetërore dhe nevojën për mbrojtje më të mirë ndaj përmbajtjes së dëmshme në to.
Qytetari denoncon:
Përshëndetje JOQ! Dua të ngre një shqetësim në lidhje me faqen zyrtare web të Zyrës Vendore Arsimore Fier. Kur shkon te kategoria Njoftime, shfaqen reklama në gjuhë të ndryshme si rusisht, anglisht, frëngjisht etj., reklama kumari! Me sa duket, ZVA Fier ka menduar t’ua bëjë "tërheqëse" kohën e pritjes mësuesve në pritje të ndonjë vendi pune… ta heqin stresin duke luajtur kumar.