Studimi: 75% e produkteve luksoze blihen nga shtresa e mesme dhe e ulët

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.10.2025, 01:19

Një studim i publikuar së fundmi zbulon një prirje befasuese në tregun global: rreth 75% e shpenzimeve për produkte luksoze sot kryhen nga klasa e mesme dhe ajo me të ardhura të ulëta, jo nga miliarderët. Arsyeja është e thjeshtë: për shumicën e njerëzve, të dukesh i pasur ka më shumë rëndësi sesa të jesh vërtet i tillë.

Sipas ekspertëve, rrjetet sociale dhe presioni për status kanë shtyrë shumë konsumatorë të blejnë produkte luksi me kredi apo këste, shpesh përtej mundësive të tyre reale. Markat e mëdha po e shfrytëzojnë këtë trend, duke krijuar linja më të përballueshme që u japin mundësi njerëzve të zakonshëm të ndihen pjesë e botës së luksit.

Ky fenomen vërehet fuqishëm edhe në Shqipëri, ku shumë qytetarë shpenzojnë për marka, makina apo telefona të shtrenjtë, edhe pse buxheti i tyre nuk e përballon. Një realitet që tregon se sot, më shumë se kurrë, luksin nuk e blejnë ata që e kanë, por ata që duan t’i bindin të tjerët se e kanë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit